Studentëve të UBT-së iu mundësohet zhvillimi i punës praktike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

bool(false) 15/11/2021

Bashkëpunimi i vazhdueshëm i UBT-së dhe organizatës jo-qeveritare Social Housing and Property Rights in Kosovo (SHPRK), ka bërë që studentëve të UBT-së t’iu ofrohet mundësia për punë praktike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Studentët do të kenë mundësinë e zhvillimit të punës praktike për dy muaj me pagesë, në departamentin për Trashëgimi Kulturore, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ku mësimet që i kanë marrë në UBT do t’i konkretizojnë në praktikë në këtë institucion.

 

Ky bashkëpunim mes UBT-së dhe Social Housing and Property Rights in Kosovo, vazhdon të përcillet ndër vite pas arritjeve dhe vlerave edukative të UBT-së, si dhe cilësinë e përfaqësimin dinjitoz që ka ky institucion në arenën ndërkombëtare.