Studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë në kompaninë “SACH Corporation”

15/05/2023

Studentët e Fakultetit Sisteme të Informacionit në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing”, të shoqëruar nga profesori Agim Zuzaku, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë “SACH Corporation”.

Studentët u mirëpritën nga pronari Shpend Thaqi, i cili prezantoi kompaninë, historinë e themelimit të saj, sfidat që është përballur përgjatë këtyre viteve, si dhe rëndësinë e marketingut në rritjen dhe impaktin që mund të ketë në arritjen e suksesit.

Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët për të ndjekur në terren praktikën e asaj që kanë mësuar në klasë dhe për të fituar njohuri të reja të lidhura me fushën e marketingut.