Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në Turqi

20/06/2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Dizajnit të Integruar, së bashku me Drejtorin për Çështje Akademike në UBT, dr. Muhamet Ahmeti, si dhe profesorë të fakulteteve përkatëse, për disa ditë me radhë po qëndrojnë në vizitë studimore në Turqi.

 

Ata po vizitojnë objekte të ndryshme historike në qytetin e Stambollit dhe qytete tjera. Fillimisht vizituan Universitetin “Kadir Has”, më pas edhe Universitetin “Mimar Sinan”, “Zollu Center”, etj.

Studentët, nën shoqërimin e profesorëve, vizituan edhe Panairin e Produkteve, që mbahet çdo vit në këtë shtet, ku panë nga afër produktet, teknologjitë dhe novacionet e fundit në industrinë e ndërtimit.

 

Kjo vizitë studimore u realizua me qëllim që studentët të shohin nga afër objekte historike dhe për t’u njohur me infrastrukturën që objektet e posedojnë.