Studentët e UBT-së ofrojnë shërbime për qytetarë për Ditën Botërore të Diabetit

14/11/2018

Matja e nivelit të sheqerit në organizëm, matja e tensionit të gjakut, matja e peshës trupore dhe dhënia e këshillave mjekësore për parandalim e trajtim të sëmundjes së diabetit,, kanë qenë aktivitetet që studentët e Infermierisë në UBT-së i kanë ofruar në  Ditën Botërore të Diabetit për qindra qytetarë të Kosovës.

Ky aktivitet për shënimin e kësaj dite është organizuar dhe përkrahur nga UBT, IKSHP dhe QKMF, në Prishtinë.

Studentët e UBT-së kanë bërë edhe shpërndarjen e fletushkave vetëdijesuese mbi sëmundjen e diabetit, ku jepen informacione mbi këtë sëmundje, llojet e diabetit, faktorët që ndikojnë në marrjen e kësaj sëmundjeje, si dhe shenjat dhe komplikimet që mund të shkaktojë.

UBT në vijimësi ka iniciuar dhe përkrahur një varg iniciativash për shënimin me aktivitete të ditëve vetëdijesuese që shënohen në mbarë botën, duke ofruar për orë të tëra shërbime falas për qytetarë.