Studentët e UBT-së morën pjesë në punëtorinë e Grupit të Kërkimeve të Politikave në Ballkan

09/03/2020

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, kanë marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Grupi i Kërkimeve të Politikave në Ballkan (BPRG), ku kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Kjo punëtori kishte për qëllim informimin e studentëve lidhur me dialogun duke nxitur njëkohësisht debat për sfidat dhe përfitimet e marrëveshjeve të dala nga procesi i dialogut.

 

Punëtoria u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”, i mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.