Studentët e UBT-së dëgjojnë ligjëratë nga artisti i njohur, Luka Savić

29/10/2019

Shumë studentë të Fakultetit të Dizajnit të Integruar dhe të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dëgjuan ligjëratë nga artisti i njohur kontemporan, Luka Savić nga Angewandte – University of Applied Arts, Vienna.

 

Përmes temës “Black Mountain College after Bauhaus”, Savic tregoi mbi rëndësinë e universitetit interdiciplinar, ku shumë mediume shkrihen në një të vetëm, sikurse arti, skulptura dhe teatri. Në këto raste, studentët kanë laboratorë të përbashkët, dhe edukimi zhvillohet në mënyrë eksperimentale.

 

Kjo formë e të studiuarit në këtë kolegj u bë më vonë shembull i botës dhe shërbeu si referencë për shkolla të moderuara të dizajnit.