Studentet e UBT-së, fituese në “Ekspo Stil Arki ASA”

05/05/2016

Studentet e vitit të tretë të Arkitekturës në UBT, Dega në Ferizaj: Hatixhe Hoxha, Fatlinda Jusufi, Festina Avdiu, Shpresë Kamberi dhe Gentiana Gërbeshi, janë fitueset e vendit të parë në projektin “EmigratiON-OFF”.

 

Projekti është paraqitur, në Tiranë, në fillim të muajit, në Festivalin ndërkombëtar të arteve pamore, stilit dhe arkitekturës “Ekspo Stil Arki ASA”. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 120 përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.