Studentet e Sistemeve të Informacionit vizituan kompaninë “Katrori ITS”

11/05/2018

 

Në vazhdën e vizitave studimore, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, kanë vizituar kompaninë “Katrori ITS”, me ç’rast janë njoftuar me shërbimet që ofron institucioni.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët kanë parë nga afër zhvillimin e sistemeve ERP, ku janë njohur me funksionimin praktik të këtyre sistemeve dhe metodat e zhvillimit të tyre.

 

Studentët janë pritur nga Fatos Fondaj, një nga themeluesit e kompanisë, i cili ka treguar mënyrën e realizimit të projekteve, duke filluar nga kontakti me klientë, zhvillimin e ideve, prezantimin e modeleve, zhvillimin e sistemeve dhe aplikimin në praktikë.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit dhe Rrjetat Kompjuterike, që ligjërohet nga profesori Blerton Abazi. Ai ka thënë se vizitat e tilla shërbejnë si modele për të parë funksionimin e sistemeve të informacionit në praktike, si dhe krijimin e kontakteve mes akademisë dhe industrisë.