Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT vizituan Korporatën Bujqësore “Krusha” në Krushë dhe atë “Koral” në Fushë Kosovë

24/01/2024

Studentët e drejtimit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT kanë zhvilluar vizitë studimore në Korporatën Bujqësore “Krusha” në Krushë, si dhe në Korporatën Bujqësore “Koral” në Fushë Kosovë.

Në kuadër të këtyre vizitave, studentët kanë mësuar rreth procesit të përpunimit të frutave dhe perimeve, përkatësisht për procesin e përgatitjeve të turshive me metodë tradicionale, si dhe për procesin e përpunimit të mishit, përkatësisht përgatitjen e produkteve si proshuta, suxhuku dhe sallama.

Përgjatë vizitave, ata u njohën edhe me teknologjitë e fundit të cilat përdoren nga korporatat, si dhe me angazhimin e stafit të tyre.