Studentët e Shkencave Politike vizituan Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës

06/12/2018

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkenca Politike kanë realizuar vizitë studimore në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të lëndës “Politika e Qeverisjes Lokale”, me profesorin Besnik Tahiri.

 

Studentët janë njoftuar me funksionimin e përgjithshëm të ekzekutivit, ku edhe kanë vizituar ambiente të ndryshme të qeverisë. Në kuadër të po të njëjtës vizitë, ata kanë vizituar edhe Komunën e Prishtinës dhe Kuvendin Komunal, ku kanë marrë informata të shumta rreth strukturës organizative të komunë dhe qeverisjes lokale të saj, për të cilat u njoftuan nga zv. kryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Në fund të secilit takim, studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë mbi rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion që vizituan.