Studentët e rinj u mirëpritën në degën e UBT-së në Ferizaj

06/10/2023

Studentët e rinj të UBT-së u mirëpritën në degën në Ferizaj, nga Drejtori për Çështje Akademike, Blerton Abazi, Dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Muhamet Gërvalla, nga Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Bard Bajqinovci, si dhe profesorë të tjerë të degës.

Studentët u njoftuan rreth procesit të vitit akademi 2023/24, rreth sistemeve të nevojshme për t’i përdorur përgjatë studimeve, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me kurrikulën e programeve të studimit.

Ky sesion informues ishte një hap i rëndësishëm për t’i përgatitur ata për sfidat dhe sukseset që do të vijnë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.