Studentët e nivelit master në Ndërtimtari, prezantojnë punimet e tyre semestrale të betonit

06/03/2020

Dhjetëra studentë të nivelit master në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, prezantuan projektet e tyre semestrale që i kanë zhvilluar në kuadër të lëndës “Materialet e Avancuara në Ndërtim”, ligjëruar nga profesorët, Muhamet Ahmeti, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu.

 

Projektet u punuan në mënyrë grupore, teksa përmbajnë ide kreative për objekte banimi deri në 10 kate, objekte kufitare, pishina, objekte përcjellëse të ujësjellësit, ura, etj.

 

Në këto punime, studentët treguan aftësitë profesionale si inxhinierë të së ardhmes, të cilët padyshim që do të kenë sukses punën e tyre, sidomos në ndërtimet moderne.

 

Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë është një nga fakultetet më të mëdha në shkallë vendi dhe më gjerë, i pozicionuar fuqishëm në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane. I bazuar në standarde dhe modele të shkollimit me vlera evropiane, ky program studimi është i cilësuar qendër e shkencës në këtë fushë, me staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë dhe laboratorë që garantojnë zhvillim të punës kërkimore shkencore dhe inovative.