Studentet e Medias dhe Komunikimit përfundojnë modulin e parë në Shkollën e Etikës së Gazetarisë

13/12/2018

Studentet e Fakultetit Media dhe Komunikim, Marigona Xhigoli, Rrezana Kongjeli, Doruntina Dushi, Edona Sulejmani dhe Erza Kusari,  kanë marrë pjesë në Shkollën e Etikës së Gazetarisë, që u organizua nga Këshilli i Mediave të Shkruara.

Moduli i parë i kësaj shkolle ishte teorik, e përgjatë tri ditëve ligjëruan emra të njohur në fushën e medias, përfshirë, kryetarin e Kuvendit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, drejtorin e Këshillit të Mediave të Austrisë, Alexander Warzilek, kryeredaktori në Koha Ditore, Agron Bajrami, kryeredaktoren në Kosovo 2.0, Besa Luci, drejtorin ekzekutiv të organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj,  juristen e së drejtës së medias, Flutura Kusari dhe profesoreshën në Universitetin e Prishtinës, Lindita Tahiri

Tri ditët e shkollës sollën njohuri tek shumta tek më shumë se 20 pjesëmarrës të rinj dhe të pasionuar pas gazetarisë, të cilët morën informacione të reja për konceptin e vetërregullimit të mediave në Kosovë, etikën e mediave, mbrojtjen nga lajmet e rreme, mediat e reja dhe gazetarinë e ngadalshme, gazetarinë jofitimprurëse, shpifjen, shprehjen e lirë dhe edukimin, etj., gjatë shtjellimit të të cilave, ligjëruesit ndanë me pjesëmarrësit përvojat e tyre dhe treguan se sa të rëndësishme janë çështjet e tilla për të bërë gazetari të mirëfilltë.

 

Për studentet nga UBT, pjesëmarrja në Shkollën e Etikës ishte përvojë tejet e veçantë dhe që thonë se do t’i përforcojë njohuritë e tyre në fushën e gazetarisë, të cilat do t’i shfrytëzojnë në të ardhmen e afërt, kur edhe të fillojnë të ushtrojnë këtë profesion.

 

Moduli i dytë i kësaj shkolle do të mbahet në maj të vitit 2019, ku pritet të trajtohen tema të reja nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në gazetari..