Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT prezantuan punimet e tyre rreth fushës së komunikimit ndërkulturor

29/02/2024

Në kuadër të lëndës “Komunikimi Ndërkulturor”, studentët e nivelit master në programin Media dhe Komunikim në UBT, prezantuan punimet e tyre dhe të gjeturat rreth veshjes tradicionale të Medvegjës, plisit, çiftelisë, besës dhe komunikimit ndërkulturor dhe përfaqësimin ndërkombëtar të kulturës shqiptare.

Në këtë lëndë, nën udhëheqjen e profesorit, Dr. Votim Hanoli, studentët shfrytëzuan mundësinë për të lidhur dhe analizuar temat e tyre, duke thelluar diskutimet në lidhje me detajet e komunikimit ndërkulturor.

Nëpërmjet kësaj lënde, studentët jo vetëm zhvilluan njohuri të reja, por edhe thelluan aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe praktikuar komunikimin ndërkulturor në një mjedis global.