Studentët e Media dhe Komunikimit vizituan hapësirat e Media Grupit të UBT-së

08/11/2023

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës “Zhanret e Gazetarisë”, të shoqëruar nga bartësi i lëndës, Prof. Musa Sabedini, vizituan hapësirat e Media Grupit të UBT-së.

Profesori Musa Sabedini foli mbi rolin dhe funksionimin profesional të Media Grupit si njëra nga shtyllat kryesore prej nga plasohen me shumë përgjegjësi dhe precizitet lajmet dhe zhvillimet që ndodhin brenda UBT-së dhe jashtë saj.

Kjo vizitë u ka ofruar studentëve një mundësi të vlefshme për të njohur më mirë ambientin dhe proceset që ndodhin në një redaksi mediatike, si dhe kjo përvojë do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e tyre të ardhshëm si gazetarë dhe profesionistë të medias.