Studentët e MBE-së vizitojnë kompaninë “Loni Dektor” në Mitrovicë

07/06/2019

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, kanë zhvilluar vizitë studimore në kompaninë “Loni Dekor”, me ç’rast janë informuar lidhur me aktivitetet biznesore, menaxhimin dhe projektet që zhvillohen në kuadër të kompanisë.

 

Vizita është realizuar në shoqërimin e profesoreshës Dr.Sc.Besa Veseli, teksa studentët janë njoftuar me sistemin se si funksionon kjo kompani, standardet me të cilat punon dhe rezultatet që ka arritur kompania që nga themelimi e deri tek eksporti në shtetet evropiane, si Zvicër, Gjermani, Austri, etj.

 

Gjithashtu, studentët e MBE-së patën rastin që të vizitojnë edhe ambientet e përpunimit të drurit nga faza fillestare deri tek produkti final.