Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë e ndërtimit “Mendi Sh.P.K”

19/05/2023

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të lëndës “Gjeomekanika”, të shoqëruar nga profesori Hysen Ahmeti, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë e ndërtimit “Mendi Sh.P.K” në Fushë Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët zhvilluan punë në terren në dy objekte ndërtimi: në objektin e parë të studimit panë për së afërmi thellësinë e fondimit të themelit, i cili është realizuar nga parametrat gjeomekanike, ndërsa në objektin e dytë panë drejtpërsëdrejti hapjen e themelit dhe përforcimin e aftësisë mbajtëse të tyre për ndërtimin e kompleksit banesor.

Qëllimi dhe rëndësia e kësaj vizite ishte njohja me realizimin e shpimeve gjeologo – gjeomekanike për nxjerrjen e parametrave fiziko – mekanike, aplikimi i tyre në terren për llogaritjen e aftësisë mbajtëse të themelit në bazë të eurocodeve gjeoteknike të projektimit.