Studentët e Inxhinierisë e Energjisë dhe Menaxhment vizitojnë Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës

23/05/2019

Në shoqërimin e profesorëve Faton Maloku, Afete Shala dhe Shkumbin Shala, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment kanë vizituar Institutin Hidrometorologjik të Kosovës.

 

Kjo vizitë kishte për qëllim marrjen e njohurive inxhinierike, teksa panë nga afër matësin e erës, shimatësin e reshjeve atmosferike, si dhe instrumente tjera të ajrit, ujit dhe tokës.

Studentët gjithashtu panë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike, meteorologjikë dhe cilësinë e ajrit.

 

Bashkërisht me stafin e Institutit Hidrometeorologjik, studentët bën përcjelljen sistematike dhe konstatimin e ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike,  ujërat sipërfaqësor dhe nëntokësor, si dhe ndikim e tyre në biosferë.

Kjo vizitë, veç tjerash, shërbeu për studentët edhe për orientim në temat që ata do ti marrin për hulumtime shkencore.