Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji realizojnë vizitë studimore

31/03/2021

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, programi master, kanë realizuar vizitë studimore në dy industri, në fabrikën “Birra Prishtina” dhe fabrikën e përpunimit të qumështit “TEOS-E”.

 

Ata kanë parë nga afër mënyrën se si realizohet procesi i prodhimit dhe përpunimit, në secilën prej këtyre dy industrive, duke u interesuar edhe për detajet se si zhvillohet ky proces.

 

UBT vazhdimisht është duke organizuar vizita studimore për secilën fushë studimi, duke kombinuar në mënyrë unike praktikën me teorinë, me qëllim që studentët të kenë më të qartë procesin e punës në industri.