Studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT vizituan ekspozitën “Ukraina në 10 orë”, të Ben Blushit

24/11/2022

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, të udhëhequr nga profesoresha Hajdi Xhixha, zhvilluan një vizitë studimore në ekspozitën “Ukraina në 10 orë”, të Ben Blushit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, studentët e Shkencave Politike në UBT patën mundësi të shohin nga afër fotografitë e realizuara nga Ben Blushi, të cilat shpërfaqin pamje nga lufta në Ukrainë dhe portrete të personazheve të njohur ukrainas.

Në këtë ekspozitë janë fotografitë që ka realizuar autori Ben Blushi, për dhjetë orë gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë, ku ka fotografuar zonat e bombarduara të Irpinit, Borodyankës, si dhe kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.