Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, vizituan kompaninë e betonit “Vëllezërit e Bashkuar” në Prizren

bool(false) 28/01/2022

Nën shoqërimin e profesorit në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Driton Kryeziu, në kuadër të lëndës “Teknologjia e Betonit”, studentët e këtij programi kanë vizituar kompaninë e betonit “Vëllezërit e Bashkuar”, në Prizren.

 

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, u pritën nga përfaqësues të kësaj kompanie, nga ku përpos vizitës në ambientet e kompanisë, realizuan edhe testime të betonit, duke marrë parasysh se kompania posedon edhe laboratorin për testimin e betonit.

 

Studentët e UBT-së, testuan lagështinë e fraksioneve të ndryshme të agregatit, granulometrinë e agregatit, realizimin e një recepture të betonit, vetitë e betonit të njomë, si dhe testimin e betonit të ngurtë.

 

Në këtë vizitë studimore, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me përfaqësuesit e kompanisë së betonit “Vëllezërit e Bashkuar”, duke u interesuar kështu për secilin detaj që kishte të bënte me fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.