Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT kanë zhvilluar vizitë studimore në kompaninë “Brand Invest” në Ferizaj

20/12/2022

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Ferizaj, në kuadër të ushtrimeve të lëndës “Konstruksione arkitektonike 3”, të udhëhequr nga profesoresha Sadije Deliu dhe koordinatorja e degës, Fatime Tahiri, kanë realizuar një vizitë studimore në punishten e kompanisë “Brand Invest” për projektimin dhe ndërtimin e objekteve afaristo-banesore.

Në punishten e kompanisë “Brand Invest”, studentët u mirëpritën nga pronari Lulzim Grainca, inxhinieri Bahri Shefkiu dhe arkitekti i kompanisë Përparim Qalaj, të cilët fillimisht i kanë njoftuar studentët me projektin arkitektonik dhe statik të ndërtesës në ndërtim, dhe pastaj kanë shpjeguar elementet në ndërtesë.

Kjo vizitë u ka ndihmuar studentëve për të parë se si duken dhe lidhen në realitet elementet e projektit kryesor, i cili shërben për ndërtim dhe marrjen e lejes ndërtimore, e i cili mësohet në kuadër të lëndës “Konstruksione arkitektonike 3”.