Studentët e Fakultetit Aktrim në UBT realizuan një shfaqje me forma të aktrimit

01/03/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, studentët e Fakultetit të Aktrimit në UBT, kanë realizuar një shfaqje të hapur për publikun e interesuar.

Nën udhëheqje të profesorëve: Ilir Prapashtica dhe Fiona Gllavica, studentët kanë paraqitur disa forma të aktrimit, duke përfshirë: lojëra të fëmijëve, lojë koncentrimi dhe emocionet, reklama dhe veprime fizike pa gjësende.

Fakulteti Aktrim në UBT është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve: aftësi praktike thelbësore, siç janë: njohja me teatrin e filmit, paraqitja e karaktereve të ndryshme, që nënkupton njohjen me tipa të ndryshëm njerëzish dhe të kuptuarit e teatrit dhe filmit, që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për aktrim.