Studentët e Arkitekturës vizituan Prekazin – Marrin ide për projektimin e ndërtesave kulturore

26/03/2019

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, kanë realizuar vizitë studimore në Prekaz, me ç’rast ata kanë marrë ide mbi dizajnimin dhe projektimin e ndërtesave kulturore, respektivisht  Muzeun e Luftës së Kosovës, si Palimpsest i Kompleksit Memorial-Historik në Prekaz.

 

Kjo vizitë është bërë me qëllim të informimit, perjetimit, observimin dhe analizimit të lokacionit ku do të punohet detyra semestrale.

 

Vizita është bërë në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 2”, teksa studentët kanë të shoqëruat nga ligjërueset në UBT, Arnisa Kryeziu dhe Sadije Kelmendi.