Studentët e Arkitekturës prezantuan hulumtimet e tyre para profesorëve të UBT-së

14/03/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, në kuadër të kurrikulës së lëndës “Projektim Arkitektural 1”, kanë zhvilluar një hulumtim në mbi 200 shtëpi individuale në Kosovë dhe jashtë saj.

 

Përmes këtij hulumtimi është synuar njohja e studentëve me procesin e hulumtimit, involvimi i tyre në hulumtim, si dhe analiza reale e funksionit të banimit individual në Kosovë.

 

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, hulumtimet e tyre i kanë prezantuar para panelit të përbërë nga: dr. Lulzim Beqiri, dr. Bekim Ceko, dr. Safete Veliu, msc. Zana Prelvukaj, msc. Drilona Berisha, msc. Jusuf Xhibo dhe msc. Shkurte Dalipi.