Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vizitë studimore në objektin e Qendrës më të madhe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë “UBT Smart City”

24/05/2021

Studentët e vitit të tretë të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, kanë përcjellë nga afër punimet që po bëhen gjatë ndërtimit të objektit të Qendrës më të madhe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë “UBT Smart City”, e cila do të jetë qendra e parë e këtij lloji në Kosovë dhe do të mundësojë rritjen e vendeve të punës, ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

 

Ata në kuadër të lëndës mësimore “Puna Praktike në Terren”, u informuan dhe panë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në objektin e ri të UBT-së, me organizimin e punës, kontrollimin e kualitetit të punës, betonimin, teksa u njohën më shumë me përgjegjësitë dhe kompetencat që ata do t’i kenë në të ardhmen, në ushtrimin e këtij profesioni.

 

Qendra e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë e vendosur në Parkun Shkencor dhe Teknologjik të UBT-së, me një hapësirë rreth 28 mijë metra katrorë, ku kjo qendër përveç tjerash do të ketë edhe vende për punë praktike, laboratorët, konviktin, bibliotekën, kuzhinën, inkubator, industri të vogla, hapësira për biznese të reja, qendrat kreative, hapësira sportive dhe të gjitha elemente të tjera të nevojshme për të plotësuar një ekosistem inovativ.

 

UBT i konsideron tejet të rëndësishme vizitat studimore, pasi që studentët e shohin nga afër zhvillimin dhe mënyrën se si realizohet puna në profesionin dhe fushën që ata kanë zgjedhur të studiojnë.