Stafi i UBT-së mori pjesë në programin ndërkombëtar të trajnimit në Romanian-American University në Rumani

08/07/2026

Në kuadër të programit Erasmus+, përfaqësues të stafit të UBT-së, Samire Sadiku, Fjolla Salihu, Erion Mecini dhe Gent Misini, morën pjesë në Blended Intensive Programme (BIP) me temën “Preparing Students for an Intercultural Environment”, i organizuar nga Romanian-American University (RAU) në Bukuresht në Rumani.

Programi kishte për qëllim fuqizimin e kompetencave të pjesëmarrësve në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, përmes ligjëratave, punëtorive interaktive dhe shkëmbimit të praktikave më të mira me pjesëmarrës nga universitete të ndryshme të botës.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme, si komunikimi ndërkulturor, menaxhimi i dallimeve kulturore, komunikimi verbal dhe joverbal, menaxhimi i konflikteve, si dhe zhvillimi i aftësive për bashkëpunim efektiv në një mjedis akademik ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e stafit të UBT-së në këtë program përfaqëson një mundësi të vlefshme për avancimin profesional, shkëmbimin e përvojave me kolegë ndërkombëtarë dhe forcimin e bashkëpunimit akademik në kuadër të programeve të mobilitetit Erasmus+, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit.