Sot fillon trajnimi për MS Excel – Aplikoni edhe sot dhe certifikohuni nga UBT e Certiport

10/06/2019

Dhjetëra kandidatë tashmë janë bërë pjesë r grupit të parë që është formuar për të ndjekur trajnimin për MS Excel, në UBT.

Arsyeja kryesore e këtij interesimi të madh është për faktin se kandidatët që e ndjekin trajnimin në fjalë do të fitojnë certifikatë të dyfishtë, të UBT-së dhe atë nga Certiport.

Trajnimi do të fillojë sot, por ju keni ende edhe pak orë për t’ju bashkuar këtij grupi, i cili si ligjërues do ta ketë trajnerin e certifikuar nga Microsoft, dr. Besnik Skenderi.

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun:  https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected], ose në numrin e telefonit: 044 100 491.