Sot, do të bëhet përmbyllja e festivalit “Global UBT FEST 2020

07/08/2020

Sot, më 7 gusht, duke filluar në ora 15:00 bëhet përmbyllja e ngjarjes më të madhe akademike, Festivalit Akademik “Global UBT Fest 2020”, ku rektori i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi do të flas rreth ecurisë së festivalit dhe akademive verore.

 

Përmbyllja e “Global UBT FEST 2020” do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, si dhe në “Radio Campus 100.7 FM”.