“Smart City” dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – temë diskutimi ndërmjet rektorit Hajrizi dhe kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi

05/01/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti dhe profesori Hazer Dana, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me të cilin kanë diskutuar rreth konceptit të qytetit “Smart City”.

Temë diskutimi në këtë takim ishte koncepti i qytetit “Smart City”, projekt i UBT-së përmes të cilit synohet procesi i transformimit digjital – përmes teknologjisë – drejt qytetit të mençur dhe ekologjik.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi dhe kryetari Idrizi kanë folur edhe rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme me qëllim të përafrimit të përvojave akademike dhe komunale.