Siguria e pacientëve dhe llojet e djegieve, tema që zgjuan interesim maksimal tek ANV-ja e Infermierisë

23/07/2018

Akademia Ndërkombëtare Verore e Infermierisë po vijon trajtimin e temave që momentalisht janë në interes të opinionit të gjerë publik, e që për të njëjtat po ligjërojnë ekspertë të fushës.

Ndonëse doktorant i Stomatologjisë, dr Blerim Llunji, në ANV-në e Infemierisë solli një temë tejet interesante dhe të rëndësishme për secilën fushë e specializim të mjekësisë.
“Siguria e pacientëve” ishte tema të cilën ai e ligjëroi para pjesëmarrësve, me ç’rast shpjegoi mbi bazën e sigurisë së pacientëve, besimin e tyre ndaj stafit profesional të personelit shëndetësor, përgjegjësinë e infermierëve, trajtimin e njëjtë të të gjithë pacientëve, pa ndarje feje, race, gjinie, etnie, etj.

Ndërkaq, nëligjëratën e tij, dr. Gazmend Bojaj trajtoi temën më titull: “Djegiet dhe trajtimi lokal i tyre”.
Me këtë rast ai tregoi se si duhet të jepet ndihma e parë në raste të tilla, sa shkallë arrin djegia dhe në të shumtën e rasteve si pësojnë edhe me trauma pacientët.

Të pranishëm ishin një numër i madh i studentëve, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në diskutimin për temat e trajtuara, teksa aktiviteti i kësaj ANV-je do të zhvillohet edhe gjatë javës së ardhshme, me ligjërues e tema të rëndësishme.