Shkollat e Mesme në UBT, vendi ideal i të rinjve për shkollimin e mesëm të lartë

16/06/2022

Digjitalizimi, kushtet moderne infrastrukturore, si dhe stafi profesional dhe i kualifikuar, janë të gërshetuara në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazin UBT, me programe të bazuara në standardet më të mira evropiane dhe amerikane për një arsim dhe edukim cilësor.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT ofrojnë kushtet dhe cilësitë më të mira për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, duke u mundësuar atyre të bëhen pjesë e një realiteti ndryshe, i cili i bën të realizueshme qëllimet e gjithsecilit dhe u ofron zgjidhjen e mëdyshjes për studime të mëtutjeshme.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë me drejtimet: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, si dhe Gjimnazi UBT me drejtimet: Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore, janë institucione ku të rinjtë do të kenë mundësi të orientohen drejtë një profesioni të dëshiruar dhe përmes profesionistëve të përgatiten për të arritur suksese në të ardhmen.

 

Tashmë me teknologjitë më të reja të zhvilluar në UBT, duke përfshirë Realitetin Virtual dhe të Shtuar, me CLASSROOM 3.0, si dhe me gjeneratën e pestë të rrjeteve celulare pa tela – 5G, Shkollat e Mesme në UBT janë duke iu ofruar nxënësve eksperienca të reja, ku si qëllim kanë nxitjen dhe zhvillimin e talentëve të rinj për fusha të ndryshme, duke kërkuar përsosmërinë edhe jashtë aktivitetit të rregullt mësimor.

 

Laboratorë të ndryshëm mjekësor, pishinë për not, sallë tenisi, fusha futbolli, basketbolli e volejbolli, si dhe serra të produkteve ushqimore, krijojnë momente të veçanta tek nxënësit, duke bërë që ata të praktikojnë lëndët përkatëse dhe të thellojnë njohuritë e tyre.

 

Shkollat e Mesme në UBT janë zgjedhja ideale për shkollimin e nxënësve në mënyrë profesionale, duke iu siguruar atyre suksese të vazhdueshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare.