Shkolla e Mesme Profesionale dhe Gjimnazi UBT zhvilluan aktivitet në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të UBT-së

23/12/2021

Nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës Profesionale të Mjekësisë UBT, kanë zhvilluar një aktivitet, meqë rast kanë shënuar 20-vjetorin e themelimit të UBT-së.

 

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale dhe Gjimnazit UBT, kanë sfiduar vetën e tyre në pikturë, duke ndërlidhur muzikën si një mjet për të krijuar përmes tingujve me symbyllur një pikturë unike.

 

Imagjinata e tyre ishte interesante në kuadër të këtij aktiviteti, teksa ngjyrat që u përdorën sipas ideatorëve shprehin dashuri, duke krahasuar dhe ndërlidhur dashurinë që UBT ka treguar përgjatë gjithë këtyre 20 viteve për stafin dhe studentët e UBT-së.