Shkolla e Mesme e Mjekësisë – Asistenti Dentar, një drejtim i shumëkërkuar në gjithë Evropën Juglindore

25/08/2021

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT sjellë drejtimin Asistent Dentar, drejtim ky shumë i rëndësishëm, bazuar në rolin kyç që ka në shëndetin oral të njerëzve.

 

Drejtimi Asistent Dentar, në kuadër të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, do t’u ofrojë nxënësve të nivelit të mesëm të lartë, njohuri të reja për faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe ata psikologjik, për vendosjen e marrëdhënieve pozitive me pacientët.

 

Përmes këtij drejtimi, nxënësit do të marrin mësime nga profesionistë të fushës rreth mënyrës së asistimit të dentistëve gjatë procedurave ose kirurgjisë, si dhe rreth dorëzimit të instrumenteve.

 

Ky drejtim është një prej profesioneve më të kërkuara në botë dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT ka siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për nxjerrjen e specialistëve të rinj të kësaj fushe, të cilët do të marrin licencë dhe diplomë profesionale të Asistentit Dentar.