Selektori i Reprezentacionit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, zgjedhet trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos

18/12/2021

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në gjithë botën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

 

Kuka është listuar si më i miri i botës nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, bazuar në votat e tifozëve nga i gjithë globi.

 

Trajneri Driton Kuka me profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tij, ka arritur që sportit të xhudos t’i sjellë rezultate pozitive, duke e ngritur flamurin e Kosovës edhe në vendet ku shtetësia e saj nuk është njohur.

 

Së fundmi, trajneri i xhudos, Driton Kuka, i është bashkuar UBT-së në kuadër të Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes.