Rrezart Prebreza: Dija dhe diploma e UBT-së, garanci për punësim

05/06/2015

“Porosia ime për studentët e UBT-së është që të mësojnë sa më shumë. Ata kanë zgjedhur fakultetin e duhur për të studiuar dhe e kanë shumë më lehtë të kyçen në punë pasi t’i kenë përfunduar studimet në UBT”, thotë Rrezart Prebreza

 

UBT Alumni: Si keni vendosur të studioni në UBT?

Prebreza: Për të studiuar në UBT kam vendosur me përkrahjen e babait, i cili më ka orientuar që të regjistrohem në UBT, duke më thënë se është një fakultet ku ia vlen të studiohet. Gjithashtu, kam bërë edhe një hulumtim rreth UBT-së, ku kam qenë i mahnitur nga përgjigjet që i kam marrë, pasi UBT në drejtimin shkenca kompjuterike është më i miri në Kosovë.

 

UBT Alumni: Cilat kanë qenë lëndët e juaja të preferuara?

Prebreza: Lëndët e preferuara të miat kanë qenë që të gjitha, por po i dalloj disa: Shkenca kompjuterike dhe Shkenca kompjuterike 2 (Java), database, inxheneria softverike etj.

 

UBT Alumni: A mund të ndani me ne ndonjë ngjarje të rëndësishme nga periudha e studimeve?

Prebreza: Gjatë studimeve në UBT kam kaluar shumë periudha të mira. Njëra nder ngjarjet është se kam marrë pjesë në akademinë verore që u mbajt për herë të parë në UBT në vitin 2012.

Gjithashtu, unë jam shpallur studenti më i mirë në shkenca kompjuterike, me mesataren më të lartë në të studimeve në këtë drejtim.

 

UBT Alumni: Ju keni treguar rezultate shumë të mira gjatë studimeve. Si e keni arritur këtë?

Prebreza: Për të arritur rezultate të mira gjatë studimeve duhet punë dhe vetëm punë. Duhet lexuar dhe duhet punuar. Pastaj, bashkëpunimi me kolegët është shumë i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira

 

UBT Alumni: A jeni duke punuar pas studimeve dhe ku

Prebreza: Po jam duke punuar, jam asistent në kolegjin ISPE, ku ligjëroj dhe mbaj ushtrime në lëndën Informatika dhe Informatika për biznes në drejtimin ekonomik. Falë studimeve në UBT dhe përvojës së fituar gjatë studimeve në UBT kam arritur këtu ku jam.

 

UBT Alumni: A jeni duke vazhduar studimet?

Prebreza: Studimet i kam vazhduar jashtë Kosovës, në drejtimin DATABASE MANAGMENT, ku i kam përfunduar të gjitha provimet dhe jam ne semestrin e fundit të vitit të dytë në master. Jam duke e përgatitur temën e diplomës.

 

UBT Alumni: Cila është porosia Juaj për studentët e UBT-së?

Prebreza: Porosia ime për studentët e UBT-së është që të mësojnë sa më shumë. Ata kanë zgjedhur fakultetin e duhur për të studiuar dhe e kanë shumë më lehtë të kyçen në punë pasi t’i kenë përfunduar studimet në UBT.

UBT Alumni: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Prebreza:
Planet e mia për të ardhmen janë që të bëhem profesor i shkëlqyer. Shpresoj që një ditë do të jem profesor në fakultetin ku kam fituar të gjithë dijen, në UBT, dhe të zhvillohem nga ana profesionale (Software developer) sa më shumë që t’i kontribuoj vendit.