Rreth 50 studentë të Arkitekturës në UBT qëndruan për vizitë studimore në Tiranë

16/02/2016

Në vazhdën e vizitave studimore, fundjavën që shkoi studentë të Fakultetit të Arkitekturës në UBT qëndruan për vizitë studimore në Tiranë.


Rreth 50 studentë të këtij fakulteti, në vizitën e sponsoruar nga UBT, të organizuar nga MSc. Blerta Vula dhe të shoqëruar nga Dr. Ajhan Bajmaku, vizituan Aeroportin e Tiranës, Zyrat qendrore të Vodafone Albania dhe Parkun e Biznesit të Tiranës.

 

Studentët u njohën nga afër me strukturën ndërtimore dhe operative të institucioneve të lartpërmendura.