Rektori Hajrizi po merr pjesë në simpoziumin “Global Business Research Symposium” në Romë të Italisë

01/07/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në simpoziumin “Global Business Research Symposium”, të organizuar nga Universiteti “St. John’s” në Romë të Italisë, në kuadër të programit “Ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë: Restaurimi, Rezilienca dhe Qëndrueshmëria”.

 

Në një panel me përfaqësues të universiteteve të ndryshme nga vendet e rajonit dhe të botës, rektori Hajrizi, foli për rolin, arritjet dhe cilësitë e UBT-së, si një nga institucionet e arsimit të lartë më modern dhe më inovativ në Kosovë dhe në rajon.

 

Rektori Hajrizi mori pjesë në dy ngjarje të cilat u organizuan në kuadër të “Global Business Research Symposium”, në njërën me titull “Konkurrenca globale, shërbimet financiare dhe dizajni i produkteve të qëndrueshme”, si dhe në “Efekti i nevojave të jashtme në politikat publike”.

 

Rektori Hajrizi në eventet e simpoziumit prezantoi rreth temës “Ekosistemi inovativ i qëndrueshëm dhe i mençur”, në mes të cilës potencoi faktin se UBT është duke u angazhuar drejtë ndërtimit të një ekosistemi inovativ, i cili do të përfaqësojë cilësi dhe vlera të arsimit dhe edukimit.

 

Qëllimi kryesor i simpoziumit të “Global Business Research Symposium” është të ndihmojë ata që prezantojnë ide dhe projekte të cilat krijojnë atmosferë të mirëfilltë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore, si dhe për të ofruar një strukturë arsimore dhe kërkimore e dedikuar për avancimin e njohurive të biznesit dhe njohurive financiare përmes kërkimit në një mjedis global.