Rektori i UBT-së uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

21/08/2018

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka uruar besimtarët e fesë muslimane, duke u dëshiruar harmoni, respekt të ndërsjellët dhe humanizëm.

 

“Në emër të UBT-së dhe timin personal, gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Uroj që Kurban Bajramin ta festoni me familjet tuaja në lumturi dhe shëndet.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona”, thuhet mes tjerash në urimin e rektorit Hajrizi.