Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi priti në vizitë përfaqësues nga American University in Bulgaria

18/10/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka pritur për vizitë zyrtarin kryesor akademik të American University in Bulgaria, Jay Daniel Mininger, si dhe drejtorin akademik të programeve diplomimit, Momtchil Karpouzanov.

Në këtë vizitë bërë UBT-së, përfaqësuesit e këtij universiteti janë njoftuar me infrastrukturën e UBT-së, të arriturat institucionale, si dhe mundësitë që UBT është duke iu ofruar të rinjve për zhvillimin akademik dhe profesional në karrierë.

Ndër të tjera, përgjatë kësaj vizite, rektori Hajrizi i ka njoftuar zyrtarët nga American University in Bulgaria, me impaktin që është duke e pasur UBT dekadën e fundit jo vetëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, mirëpo edhe në zhvillimin e qëndrueshëm, politikat institucionale, si dhe në projektet e mëdha zhvillimore për vendin dhe rajonin.

Të dyja palët u shprehën të hapur për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të ndryshme, duke parë perspektivën e madhe të UBT-së, si një partner shumë i rëndësishëm i fushës së arsimit, shkencës, teknologjisë e inovacionit në rajonin e Evropës Juglindore.