Rektori i UBT-së uron për Ditën e Mësuesit

07/03/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ua uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve, pavarësisht se në cilin nivel të shkollimit kontribuojnë.


 

“7 Marsi – Dita e Mësuesit, është ABC-ja e fillimit të përparimit tonë si komb e shoqëri, në kuadër të vlerave demokratike evropiane. Ndaj, duke qenë një ditë kaq e madhe, uroj që cilësia e arsimit tonë të shkojë  paralel me cilësinë e arsimit të shteteve më të zhvilluara të botës”, është shprehur rektori Hajrizi me rastin e urimit. Ai shprehet i bindur se Kosova, si shteti më i ri në Evropë, mund të përparojë dhe të zhvillohet vetëm duke e përforcuar dijen, shkencën, teknologjinë dhe vlerat morale të një shoqërie demokratike.