Rektori i UBT-së mban ligjëratë tematike për teknologjinë e informacionit, në Budapest

09/11/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka udhëtuar sot për në Hungari, i ftuar nga përfaqësuesit e Universitetit Corvinus të Budapestit.


Rektori Hajrizi, në Shkollën e njohur ndërkombëtare për Administrim Biznesi të këtij universiteti, është ftuar të mbajë një ligjëratë tematike për teknologjinë e informacionit në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.


Pos kësaj, rektori do të zhvillojë edhe takime të tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e këtij universiteti. 
Universiteti Corvinus i Budapestit, ku është ftuar rektori Hajrizi, është themeluar në vitin 1920, ndërsa njihet me traditë për fushën e kërkimeve shkencore. Aktualisht numëron 14.500 studentë. Do theksuar që UBT ka partneritet me 250 universitete ndërkombëtare.