Rektori i UBT-së, dr. Hajrizi nominohet si pikë e kontaktit për “Horizoni 2020”

19/06/2014

Prishtinë 19 qershor 2014- Me vendim të Ministrisë  së Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës,  rektori  i UBT-së,  prof. dr. Edmond Hajrizi, u  nominua  si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK)  për Programin Kornizë të BE-së për Kërkime dhe Inovacion  “Horizoni 2020” në  Kosovës,  për sektorin – Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes/ Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK).

 

Ky vendim është  nënshkruar nga ministri Ramë Buja.