Rektori Hajrizi vizitoi TOBB Universitesi of Economics and Technology në Ankara

24/11/2021

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Turqi, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka qëndruar për vizitë në TOBB Universitesi of Economics and Technology (Universitetin për Ekonomi dhe Teknologji) në Ankara.

 

Rektori Hajrizi është pritur nga rektori i TOBB Universitesi of Economics and Technology, prof.dr. Yusuf Sarinay, me të cilin kanë rënë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit, mes këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë.

 

Gjatë këtij takimi rektori Hajrizi, njoftoi rektorin Sarinay me punën dhe angazhimin e UBT-së për gjeneratat e reja, si dhe për kontributin shkencor të UBT-së përmes profesionistëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme.

 

Si rektori Hajrizi ashtu edhe rektori Sarinay kanë shprehur interesim për bashkëpunim në projekte të përbashkëta, që ndërlidhin fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.