Rektori Hajrizi uron për 7 marsin – Ditën e Mësuesit

07/03/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që ai drejton, ua uron gjithë mësimdhënësve 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

 

Rektori Hajrizi potencoi se mësuesit ishin ata që në kohët më të vështira të vendit, kultivuan vlera shkencore, kulturore dhe humanitare.

 

“Arsimi është përparimi i një shoqërie, që simbolizon ndryshimet pozitive në një vend. Prandaj, kjo datë shënohet që nga historia e shkollës shqipe për të nderuar dhe respektuar mësuesit, pedagogët që kontribuuan në edukimin e gjeneratave të shumta. Jemi krenarë me mësuesit tanë, ishin dhe mbetën gjithmonë prijës të kuadrove që sot kanë rrënjosur sukseset në vend dhe mbarë botën. Kosova mund të përjetojë zhvillimin më të madh të saj duke përforcuar dijen, shkencën e vlerat morale të një shoqërie demokratike”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi, duke uruar gjithë personelin arsimor në Kosovë.