Rektori Hajrizi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

24/05/2020

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, me shpresën që lutjet dhe ibadetet në muajin e shenjtë të ramazanit t’u jenë pranuar.

 

“Kjo ditë, mbi gjitha, le të shërbejë si festë që përbanë vlerat humanizmit dhe solidaritetit, e të përcjellet me frymën e tolerancës dhe të bashkuar. Uroj që në këto ditë feste vlerat humane që i kemi kultivuar t’i thellojmë çdo herë e më shumë. Prandaj, në emrin tim personal dhe të UBT-së, uroj që këtë festë, pavarësisht situatës pandemike, ta festoni bashkë me familjarët tuaj në lumturi dhe shëndet”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.