Rektori Hajrizi u takua me zonjën Tania Friederich, zyrtare e politikave në KE për hulumtim dhe inovacion

30/01/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi ka zhvilluar një takim me zonjën Tania Friederich, zyrtare e politikave në Komisionin Evropian për hulumtim dhe inovacion për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.


Zonja Friederich qëndroi në Prishtinë, për diskutuar programe e përkrahjes së Komisionit Evropian për hulumtim dhe inovacion në institucionet të cilat përkrahen nga ky institucion për veprimtari në këtë fushë.


UBT është një nga përfituesit kryesorë të projekteve të Komisionit Evropian për hulumtim dhe inovacion.


Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, është i caktuar si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK) për Programin Kornizë të BE-së për Kërkime dhe Inovacion “Horizon 2020” në Kosovë, për sektorin – Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes/ Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK).

 

Në takimin me zonjën Friederich, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera akademike të Republikës së Kosovës, u trajtuan një varg çështjesh. Në ditën e parë u diskutua për aspekte të ndryshme të përkrahjes në fushën e shkencës, ndërsa në ditën e dytë aspekte të fushës së edukimit.