Rektori Hajrizi u prit në takim nga kryetari i Korçës, Sotiraq Filo

30/09/2020

Në kuadër të vizitave zyrtare në Shqipëri, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim pune nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

 

Në këtë takim rektori Hajrizi dhe kryetari biseduan për tema që lidhen me zhvillimin e projekteve në fushën e digjitalizimit, inovacionit, punësimit të të rinjve dhe çështje tjera për zhvillim.

 

Bashkërisht ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe implementimin e praktikave më të mira që tani më ekzistojnë edhe në qytetin e Korçës.

 

Ata theksuan se përmes këtyre projekteve, dyja institucionet synojnë mundësinë unike për punësimin e të rinjve të Korçës, dhe në përgjithësi të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.