Rektori Hajrizi takohet me përfaqësues institucionalë të vendeve të Evropës

30/07/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka realizuar një varg vizitash në Evropë, konkretisht në Gjermani, Austri, Francë dhe Britani të Madhe, të cilat kanë dhënë rezultate të frytshme në sferën e zgjerimit dhe shtimit të bashkëpunimit mes UBT-së dhe institucioneve shtetërore të këtyre vendeve.

 

Këto takime përfaqësuesit institucionalë të këtyre shteteve, ka rezultuar me pajtim të palëve për nisjen e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Kosovë, realizimin e studimeve të përbashkëta me universitete prestigjioze, punësim, rezilenca, zhvillimi të qëndrueshëm dhe inovacion.

 

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, rektori Hajrizi është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës atje, Lirim Graiçevci, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e ndërkombëtarizimit të sektorit të arsimit në Kosovë.

 

Përmes realizimit të vizitave e bashkëpunimeve të tilla, UBT po shënon arritje ndërkombëtare,  duke kontribuar në projekte inovative në botë, që kanë të bëjnë me edukimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në shumë fusha të jetës.