Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit të OKB-së për Zhvillim dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës

bool(false) 04/11/2021

Një delegacion nga Zyra e Koordinatorit për Zhvillim dhe përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, zhvilluan një vizitë pune në UBT. Kjo vizitë ishte në kuadër të angazhimeve të përbashkëta  për krijimin e një platforme të veçantë të të dhënave – një HUB-i të nivelit qendror në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, përmes të cilit synohet që në kohë reale të monitorohet përmbushja e Sustainable Development Goals (SDGs), si objektiva globale për të cilat janë zotuar njëzëri të gjitha shtetet anëtare të OKB-së në vitin 2015.

 

Gjatë takimit Rektori Hajrizi theksoi suksesin dhe punën që UBT po bën në rankime dhe vlerësime ndërkombëtare të cilat lidhen pikërisht me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm sidomos me rankimet e fundit në Times Higher Education, Positive Impact Rating dhe WURI 2021.

 

Bazuar në kompetencat dhe ekspertizën profesionale të UBT-së në këtë fushë, bashkë me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Këshillit për Planifikim Strategjik, u dakordua që të punohet për të krijuar një platformë statistikore e cila do të mbikëqyrë arritjen dhe plotësimin e SDG-ve si dhe të shërbejë si një bazë ku mblidhen të dhënat dhe janë të qasshme nga të gjithë, duke e ofruar kështu një platformë Open Data dhe User Friendly për palët e interesit përfshi këtu edhe qytetarët e Kosovës.

 

Ky takim është vazhdim i bashkëpunimeve dhe iniciativave nga Ekipi i OKB-së në Kosovë (UNKT) dhe UBT për të sjellë bashkë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, institucione publike dhe akademinë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve në dobi të qytetarëve të Kosovës.